Civici: Pse ka ardhur koha për një treg të arsimit të lartë

Sep 18, 2016 | 18:55
SHPËRNDAJE

Viti akademik 2016-2017 shënon vitin e 15-të akademik të sistemit privat të arsimit të lartë, që kur në vitin 2002 profesor Gramoz Pashko krijoi dhe drejtoi deri në fund të jetës universitetin e parë privat shqiptar, Universitetin e New York-ut. Disa universitete të tjera kanë bërë më shumë se një dekadë.adrian-civici-23

Një prej tyre është Universiteti Europian i Tiranës, i cili feston 10-vjetorin e krijimit të hënën. Presidenti i universitetit, Adrian Civici, flet për momentin aktual se çfarë ka ndodhur në sektorin e arsimit të lartë në Shqipëri, për arritjet dhe problemet e tij, si dhe potencialin që ai përfaqëson në reformimin e arsimit të lartë në Shqipëri. “Ka ardhur koha të kalohet nga nocioni i arsimit të lartë në nocionin e një sektori të arsimit të lartë, me të gjithë elementet e tregut, që është konkurrenca dhe një shërbim më i mirë ndaj studentëve dhe shkencës shqiptare”, thekson ai.

Profesor Civici, universiteti i parë privat në Shqipëri shënon 15-vjetorin, ju sapo keni mbyllur vitin e 10-të dhe jeni futur të 11-tin. Çfarë përfaqëson, sipas jush, në historinë gati 70-vjeçare të arsimit shqiptar kjo fazë e universiteteve private në Shqipëri?

Në evolucionin e tij gati 70-vjeçar arsimi i lartë në Shqipëri ka njohur 4 faza thelbësore në organizimin, funksionimin dhe objektivat e tij. Deri në 1991 kishim të bënim me një universitet shtetëror të financuar 100% nga shteti në funksion të interesave e objektivave me natyrë ideologjiko-politike të zhvillimit të vendit dhe në kushtet e një sistemi universitar të izoluar në lidhjet dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Në 1991- 2002 universitetet u çliruan nga tutela politike, thelluan demokracinë e brendshme dhe lirinë akademike në funksion të zhvillimit dhe modernizimit të tyre. Sistemi i financimit mbeti shtetëror, ndërkohë që në aktivitetet dhe të ardhurat e tyre u shtuan dhe projekte bashkëpunimi ndërkombëtar që kontribuuan përmirësimin rrënjësor të cilësisë së stafeve akademike, ndryshimin e programeve mësimore, teksteve dhe për krijimin e mjaft laboratorëve dhe qendrave didaktike moderne. Në 2002-2015 sektori i arsimit të lartë u diversifikua me lindjen dhe zgjerimin e sektorit privat. U krijuan një numër i konsiderueshëm universitetesh private, të cilat arritën të kenë rreth 20-25% të numrit total të studentëve. Financimi i universiteteve u diversifikua: universitetet shtetërore vazhduan të mbeteshin 100% të financuara nga shteti, shoqëruar me një kontribut financiar nga projektet ndërkombëtare dhe pagesat dytësore të studentëve, ndërkohë që universitet private financoheshin 100% nga tarifat e studentëve dhe kapitali privat i aksionerëve të tyre.

Cila ka qenë sipas jush risia më e vlerësueshme e gjithë këtyre zhvillimeve në këto 15 vite të sektorit privat në arsimin e lartë?

të lartë dhe plotësimi i nevojave urgjente të shoqërisë shqiptare për rritjen e numrit të studentëve, pasi në këtë aspekt ishim dhe vazhdojmë të jemi mjaft mbrapa vendeve të BE-së dhe atyre të zhvilluara në përgjithësi. Por, fatkeqësisht, për arsye objektive e subjektive, politike e institucionale, sociale e kulturore, e gjithë kjo u shoqërua me një cedim të rëndë në cilësinë dhe standardet e programeve dhe diplomave universitare në një pjesë të konsiderueshme të universiteteve private, por edhe atyre publike shtetërore.

Cilat kanë qenë problemet e tyre të brendshme?

Në 2014, situata dhe problematika në arsimin e lartë që duhej zgjidhur me urgjencë në favor të përmirësimit të standardeve cilësore ishte: një pjesë e universiteteve private ishin tejet problematike dhe abuzuese në aktivitetin e tyre (çka provokoi detyrimisht dhe me shumë të drejtë mbylljen e një numri të madh të tyre); presioni i madh politik dhe populist për masivizimin e studimeve universitare çoi në rritjen maksimale të kuotave shtetërore, duke ndikuar ndjeshëm në cilësinë dhe standardet e diplomave universitare (për hir të masivizimit ekstrem, u arrit që të mendohej e pretendohej se me shpenzime buxhetore publike 200 apo 300 euro në vit për student të mund të përgatiteshin studentë cilësorë me një numër të limituar pedagogësh, sidomos me tituj dhe grada); universitetet në përgjithësi, përfshirë këtu dhe ato shtetërore, nuk kishin kaluar asnjëherë në një vlerësim serioz dhe të plotë akreditimi dhe rankimi për standardet më të rëndësishme të cilësisë dhe administrimit. Një tentativë e 2012-s për të bërë një vlerësim e rankim mbeti e pjesshme dhe e paqartë duke mos i shërbyer qëllimit për të cilin u krye; arsimimi profesional mbeti i pazhvilluar, i paorganizuar dhe i pafinancuar po të krahasohej me nevojat që paraqiste ekonomia, tregu i punës dhe zhvillimi social në Shqipëri dhe aq më tepër po të krahasohej me standardet dhe indikatorët e këtij sektori në vendet e BE-së, etj. Kemi një debat të gjatë në lidhje me problematikat e sektorit.

A mendoni se në Shqipëri kemi sektor apo treg të arsimit të lartë dhe cila duhet të jetë perspektiva?

Thelbi i filozofisë së ndryshimit në arsimin e lartë ka të bëjë me faktin e kalimit të tij nga shërbim shtetëror ose privat në shërbim publik, çka do të thotë se shteti kujdeset veçanërisht për garantimin dhe ofrimin me cilësi të lartë, standarde bashkëkohore dhe në funksion të prioriteteve të zhvillimit ekonomiko-social të këtij shërbimi publik për shoqërinë shqiptare, pa qenë i detyruar të marrë përsipër garantimin 100% nëpërmjet buxhetit të shpenzimeve për sektorin. Shteti bën politikat e zhvillimit cilësor të arsimit të lartë, si dhe garanton e monitoron zbatimin korrekt të tyre nga të gjithë aktorët që veprojnë në sektorin e arsimit të lartë në përputhje me ligjet, rregulloret dhe udhëzimet në fuqi. Financimet shtetërore duhet të konceptohen jo si mbështetje tërësore financiare apo subvencione për sektorin shtetëror të arsimit (duke përjashtuar arsimin e lartë privat), por si politika që kërkojnë të realizojnë disa objektiva themelore prioritare: financimi me bursa (përfshirë këtu dhe një pjesë të shpenzimeve të jetesës) i studentëve ekselentë; studentëve me nevoja sociale dhe status social specifik; studentëve që ndjekin degë apo programe me interes kombëtar, degë apo programe që bëjnë pjesë në listën e prioriteteve të zhvillimit të ofruar në mënyrë periodike nga qeveria; studentëve që ndjekin programe të specializuara, kryesisht në universitetet rajonale etj. Niveli i financimit për student nuk duhet të bazohet vetëm në dy tregues, si kuotat e kërkuara nga universitetet dhe mundësitë financiare buxhetore që ka në dispozicion MAS, të cilat janë akoma të ulëta për të garantuar arsimim cilësor sipas standardeve bashkëkohore. Numri i lartë i kuotave zgjidh formalisht pranimet në universitetet shtetërore, por vazhdon të ruhet kuotë e ulët e financimit për student, duke mos bërë hapa përpara për cilësinë dhe standardet. Mendoj se duhet të synohet një trajtim më i barabartë si subjekte që ofrojnë të njëjtin shërbim publik i universiteteve shtetërore me ato private, ku si kriter kryesor të jetë oferta e tyre universitare, të jenë standardet e cilësisë dhe vlerësimet e akreditimit dhe rankimit me agjenci të specializuara. Nëse universitetet private ofrojnë programe që plotësojnë këto kushte, nuk ka përse të ekzistojnë pengesa që studentët të zgjedhin këto universitete për studimet e tyre. Pra, përveç studentëve të ekselencës dhe pjesë- marrjes për financim në kërkimin shkencor, duhet që universitetet private të bëhen pjesë e oportuniteteve dhe mundësive të financimeve publike në përputhje me kriteret e mësipërme. Koncepti “paraja ndjek studentin” është një praktikë normale që aplikohet prej vitesh në shumë vende të botës të tilla si SHBA, Gjermani, Belgjikë, Holandë, Kanada, Australi, Norvegji, Suedi, Kili, Indi etj., një praktikë që diskutohet në nivel ndërkombëtar dhe që ka tendencë të zgjerohet dhe më shumë.

Po koncepti “treg i arsimit të lartë”, në cilin këndvështrim mund të analizohet?

Në këndvështrim se domosdoshmëria e krijimit të tregut dhe mekanizmit të konkurrencës reale e transparente në arsimin e lartë (sidomos në momentin e kalimit të tyre në IALPP) që nënkupton evidentimin real të kostos apo çmimit të studimeve universitare për degë, universitete apo qytete të ndryshme të vendit, si dhe trajtimin e barabartë ligjor dhe institucional (nga pikë- pamja fiskale, buxhetore, përparësive etj.) të universiteteve shtetërore me ato private. Duhen përpjekje ligjore e institucionale për eliminimin e pengesave në lidhje me garantimin e kushteve të barabarta të konkurrencës ndërmjet aktorëve që operojnë në sektorin e arsimit të lartë në Shqipëri. Pavarësisht nga mundësitë apo pamundësitë aktuale të financimit 100% të kostos për një arsimim cilësor sipas standardeve europiane nga ana e shtetit shqiptar, është domosdoshmëri që të përcaktohet një nivel bazë financimi apo kosto reale studimi (lekë/student në vit, sipas specifikave që kanë programet apo degët e ndryshme) që garanton arsimim cilësor në Shqipëri dhe pastaj të përpunohen mekanizmat dhe të shihen mundësitë që në sektorin e arsimit të lartë në Shqipëri të gjenerohen fonde, financime, pagesa e kontribute të tjera të të gjithave llojeve në mënyrë që të rritet drastikisht kontributi i shoqërisë në këtë drejtim

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura