Cipras nga Strasburgu: Greqia po zhbllokon integrimin europian të Shqipërisë

Sep 11, 2018 | 17:51
SHPËRNDAJE

Ne po zhbllokojmë integrimin europian të fqinjëve tanë ballkanikë, me Marrëveshjen e Prespës, për fqinjin tonë verior, si edhe dialogun e vazhdueshëm me Shqipërinë. Deklarata u bë sot kryeministri grek, Aleksis Tsipras në një seancë plenare që po zhvillohet në Parlamentin Europian në Strasburg.

cipras

“Jemi të vendosur për të mos përsëritur gabimet që sollën krizën në Greqi”, theksoi ai.

“Do të vazhdojmë sakrificat ekonomike që Greqia të vazhdojë rrugën e arritjes së bilancit financiar, ku pas tre viteve tani jemi një pozicion ndryshe”, – tha kryeministri grek.

“Ky është një sukses i popullit grek, por edhe sukses i Europës që ka demonstruar me një frymë solidariteti dhe bashkëpunimi për të tejkaluar krizën”, theksoi Cipras.

“Sot shohim të ardhmen me optimizëm, sakrificat e popullit grek do të japin frutet e tyre”, shtoi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura