Cindy Marina zë vendin e Arilena Arës në ekran! Këngëtarja, tërhiqet nga ekrani, por… Si e mbajti të fshehtë Flor Binaj identitetin e moderatores

Mar 11, 2023 | 10:39
SHPËRNDAJE

Ndryshime të reja në ekran. Pasi provoi veten si moderatore, Arilena ka vendosur të tërhiqet nga emisioni “Piranjat”.

arilena ara cindy marina florjan binaj1

Vetë këngëtarja ka zgjedhur mos të reagojë në lidhje me këtë shkëputje nga ekrani, por një tjetër bukuroshe ia ka zënë vendin. Aktori Flor Binaj e mbajti identitetin e saj të fshehtë deri në momentin e nisjes së transmetimit të emisionit investigativ.

cindy marina florjan binaj (1)

Ai postoi një foto ku moderatorja sportive pozon me kurriz nga kamerat duke mos e zbuluar imazhin e saj.

Kujtomë se biondja seksi ka provuar disa eksperienca televizive, por kryesisht kanë pasur lidhje me sportin.

cindy marina florjan binaj (2)

Ndërsa këtë herë, Cindy Marina do të jetë në rolin e prezantueses, së bashku me aktorin e humorit, i cili testoi veten në një emision investigativ. Kujtojmë se herën e fundit, Cindy Marinën e pamë në sfidën e kërcimit, ku dhe ia doli të ishte në finale.

cindy marina

Të gjithë e kujtojmë në skenën romantike, ku për herë të parë, ajo edhe kërceu me partnerin e saj, Genar Topallin, djalin e ish-kryeparlamentares. Në deklaratat e rralla që ajo ka bërë, e ka përshkruar këtë lidhje si një marrëdhënie të konsoliduar.

cindy marina

“Genarin e kam njohur rastësish dhe ai më ka vjedhur zemrën me thjeshtësinë e tij, karakterin. E vlerësoj shumë dhe mbi të gjitha vlerësoj faktin që më ka mbështetur në çdo rrugëtim që unë kam marrë. Dhe këtu në ‘Dance Albania’ ai ka qenë i pari që më ka thënë pse jo provoje veten”, u shpreh Cindy në krah të partnerit, duke i shprehur edhe publikisht dashurinë njëri-tjetrit.

florjan binaj arilena ara florjan binaj arilena ara1 cindy marina florjan binaj (3)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura