Çiljeta për herë të parë mbetet jashtë finales së ‘Kënga Magjike’, ja vendimi që mori

Dec 10, 2017 | 8:24
SHPËRNDAJE

Sa herë që ka marrë pjesë në “Kënga Magjike”, Çiljeta ka sjellë balada të ndjera që janë pëlqyer shumë nga publiku dhe vazhdohen të dëgjohen edhe sot duke përmendur këtu: “Të dy qajmë të ndarë”, “Dorëheqja”, “Nuk e di pse më do” etj.

66287-640-0-5a2c5cc46a451

Këtë vit Çiljeta u prezantua në “Kënga Magjike” me këngën “Hajmali”, edhe kjo një këngë e shumë pëlqyer nga publiku, por jo edhe aq nga kolegët të cilët nuk e kanë votuar këngëtaren aq sa duhej për të shkuar në finale.

Shumë këngëtarë që morën pjesë në “Kënga Magjike” kanë reaguar sot me postime për faktin që nuk ishin pjesë e finales, ndërsa vendimi i Çiljetës ishte të mos flasë fare lidhur me këtë pjesë, asnjë postim apo deklaratë. xing

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura