Çiljeta në Santorini, priten surpriza këtë verë… (FOTO)

May 31, 2016 | 20:22
SHPËRNDAJE

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga ndodhet në Santorini të Greqisë ku duket se po realizon një videoklip për një këngë që do dalë këtë verë në treg.

Kënga mësohet se do jetë një bashkëpunim mes saj dhe Altin Sulkut, nga i cili është shoqëruar në Greqi.

Ciljeta ka publikuar këtë foto në profilin e saj në Instagram, duke u lyer nga grimierja e njohur Suela Cangu. Mbetet të shohim a do bëhet hit i verës kënga e Ciljetës dhe Altinit.

“Një projekt i madh vjen së shpejti” ka shkruar Cili. Ne i urojmë suksese asaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura