Çiljeta, jeta e re në shtëpinë luksoze e larg familjes

May 22, 2015 | 13:44
SHPËRNDAJE


Megjithëse është 30 vjeç dhe nënë e një djali 2-vjeçar, vetëm tani Çiljeta Xhilaga ka krijuar bindjen se ky është momenti për të pasur një jetë të pavarur nga prindërit e saj. Në fakt, jo ndonjë fakt për t’u çuditur, po të kemi parasysh se Çiljeta është vajzë e vetme dhe, me sa kuptohet, edhe prindërit e saj e ajo vetë, kanë dashur ta zgjasin sa më shumë bashkëjetesën me njëri-tjetrin. Tani këngëtarja e njohur dhe shumë seksi ka menduar se është momenti për t’u rritur dhe për të marrë përgjegjësitë e personit kryesor në një familje, gjë që në fakt ka të mirat e veta sepse ndihesh e pavarur, por edhe shumë përgjegjësi. Përderisa ka pritur kaq gjatë, pjesa e përgjegjësive me siguri e ka bërë që të hezitonte, por ja ku vjen momenti ku ajo së bashku me djalin e saj tashmë janë vendosur në një shtëpi të re, një dupleks shumë elegant, i vendosur në zonën e Kopshtit Zoologjik në kryeqytet. E pyetur për këtë ndryshim në jetën e saj, Çiljeta shprehet se tashmë që djali ka mbushur 2 vjeç, e ka më të lehtë që të menaxhojë punët e saj. Ndërkohë që shprehet e lumtur për shtëpinë me oborr, ku edhe i biri ka mundësi të luajë dhe Çiljeta mund të mbajë kafshët e saj të preferuara. Edhe për jetën sociale, për miqtë e saj, ajo mund ta shfrytëzojë apartamentin për t’u argëtuar dhe kënaqur me ta, duke pasur një shtëpi gjigante dhe majft të këndshme. Për sa i përket jetës artistike, Çiljeta po përgatitet për klipin e ri me Noizin, ndërkohë që vera do jetë si gjithnjë e mbushur me koncerte dhe aktivitete, ku siç dihet Çiljeta është mjaft e preferuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura