Çili: Lobova te Rama të bëheshe drejtor i RTSH, s’e pranoi. Zheji: Me Ramën të ula unë në 2013

Jan 14, 2017 | 14:43
SHPËRNDAJE

Reagime të menjëhershme pas shkrimit të gjatë të botuesit të mediave Mapo, Henri Çili, në pëgjigje të akuzave të analistëve Andi Bushati dhe Artur Zheji.

Pas përgjigjes së Bushatit, ka ardhur edhe reagimi i fortë i Zhejit, për të cilin Çili shkruante mes të tjerash se ishte ai që kishte lobuar te kryeministri Rama, që Zheji të bëhej drejtori i RTSH-së.

artur zheji

Por, ndryshe nga sa thotë Çili në shkrimin e tij botuar në mapo.al. Zheji e quan gënjeshtar dhe i kujton se ishte pikërisht ai që e kishte ulur Henrin në një tryezë me Ramën në vitin 2013.

Duke shkruar te portali i tij 360grade.al, Zheji thekson se “Henry ka dalë vetë në sulm për tu mbrojtur dhe për të baltosur. Henry i dashur, të them vetëm një fjalë të shkurtër dhe paralajmëruese: Mos gënje dhe mos mendo rrejshëm se qetësia ime filozofike e deri djeshme, do të më ndalojë të hap kutinë e thellë të sekreteve të tua, të cilën etika nuk ma lejon ende. Debati ynë nuk ka qenë menaxherial, por thjesht dhe pastër i natyrës editoriale. Interesat e tua e donin që Rama dhe mbështetja që more nga Reforma në Arësim, direkt prej tij, të shpërbleheshin”.

Ai i kujton takimin me Ramën me ndermjetesine e tij.

“Të kam ulur unë për drekë me Ramën disa muaj përpara zgjedhjeve 2013, për të të hequr nga lista e hakmarrjes së tij të nesërme. Ti e di shumë mirë se çfarë lobimi dhe beteje kam bërë për ty në rastin e Doktoraturave… Por ti ke lindur ambicioz dhe i pangopur. Kërkesa jote editoriale, për të qenë pjesë e hymnizimit të Ramës dhe demonizimit të të gjithë të tjerëve, ishte për mua e papranueshme. Sepse kam ca kode, që ti nuk i njeh dhe nëse merr dijeni, i refuzon, në emër të parasë…”- shkruan Zheji.

Më tej, Zheji e keshillon të mos zhytet më thellë në kënetën e përfoljes dhe të ruhet nga paniku. “Kjo dhe është këshilla ime e fundit, përpara se sa të harroj “mikun” Çili dhe të merrem me të panjohurin Henry!”- perfundon Zheji.

Deklarata e Çilit për Zhejin 

Jo vetëm që nuk ka asnjë kontekst të përfundimit të kontratës të zotit Zheji prej linjës editoriale, por ka një kontekst të interesit personal të Artur Zhejit në lidhje me kryeministrin aktual.

Është interesi i tij për t’u zgjedhur drejtori RTSh-së dhe në momentin që kjo nuk u realizua kemi sot një Zheji nga një avokat i mazhorancës Rama-Meta në një prokuror të kryeministrit Edi Rama, çka është e drejtë e tij, siç është e drejta ime të them se e vetmja herë që kam folur me Edi Ramën për Artur Zhejin është lobimi im për Zhejin si drejtor i RTSh-së dhe e vetmja fjali që kam dëgjuar nga kryeministri Rama është: e kam parim, nuk e kthej asnjë njeri dy herë në të njëjtën detyrë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura