Çili kërkon mandat të dytë për Ramën, Zheji e Bushati e sulmojnë ashpër

SHPËRNDAJE

Teza e Henri Çilit se Rama duhet të marrë edhe një mëndat të dytë, pasi populli po i kupton reformat e tij, është kundërshtuar ashpër nga Artur Zheji dhe Andi Bushati.

Zheji në portalin e tij 360gradë.al kujton se Çili ka qenë ndër të paktët që mendonte se Berisha duhet të merrte një mandat të tretë në vitin 2013.

artur zheji

“Mirëpo si mjaft biznesmenë të tjerë, mbas rrëzimit të zhurmshëm elektoral të PD në vitin 2013, hodhën me nxitim ura afrimi me Qeverinë e re dhe ju gëzuan “mikpritjes” së kryeministrit të ri. Nëse biznesmenët e tjerë të fushës së mediave, kanë vënë në shërbim të Ramës, televizionet apo mediat e tyre, Henri bën një përjashtim cilësor. Përvec asaj që bëjnë sipërmarrësit e tjerë, që lëpihen edhe më shumë se ay, në dyert e qeveritarëve të rinj, Cili, shkruan vetë, duke cndryshkur pa sukses, penën e tij prej ish gazetari të mirë”, shkruan Zheji.

Henri-Cili-4-prere

Sipas tij “Dhe ashtu si e ka zakon, del një hap përpara, në “guximin” promovues të kryeministrit të rradhës, kësaj rradhe të Ramës! Duke “shpeguar” përmes një “analize” të gjatë dhe te turbullt, se përsë Rama, duhet të ketë edhe një mandat të dytë qeverisës. Dhe “guximi” intelektual, i bossit 10 vjecar, të Univerisitetit privat, shkon deri aty, saqë e mbiquan kryeministrin aktual: “Një investim Kombëtar!”. i cili, simbas Cilit, duhet ruajtur dhe duhet mbështetur, ashtu si vetë ay, Cili pra, po e mbështet prej 3 vitesh atë. Duket se Henri, është i shumëkënaqur nga mirënjohja kryeministrore e Ramës dhe i ka lindur nevoja, për ta afishuar atë, në mënyrë të drejtëpërdrejtë. Dhe në të vërtetë, kryeministri aktual, është rrëfyer qëllimshëm më i përzemërt me “dezertorët” që vijnë nga PD, ku Henri, është njeri prej tyre”.

andi bushati

Ndërsa Andi Bushati i ironizon Çilin përmes një statusi në faqen e tij në Facebook: “Si besova sot syve kur lexova nje shkrim te Çilit ku thoshte se Rama duhet te fitoje edhe nje mandat se eshte reformist i madh. Pastaj kur kthjellova, u futa ne google dhe pashe qe edhe per Berishen, kur qe kryeminister kishte kerkuar mandat te dyte. Madje e kishte shpallur mes reformisteve me te medhej qe ka pjelle kjo toke. Nuk u perpoqa me te kuptoj. Vetem qesha….”.

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

3 KOMENTET

Comments are closed.