Cili është vendi i parë që vizitoi Fifi pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”? Miku i saj publikon videon e këngëtares duke…

Nov 26, 2021 | 10:14
SHPËRNDAJE

Ditën e djeshme, Fifi mori vendimin për të dalë nga shtëpia e “Big Brother VIP”, si pasojë e gjendjes së rënduar emocionale. Këngëtarja i tregoi dje banorëve se ka marrë këtë vendim, për shkak se i duhet të merret me veten e saj.

fifi

Mbas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, artisja u prit nga Ardit Çuni dhe Paloma. Më pas, Fifi ka shkuar menjëherë në shtëpinë e saj, ku e priste një ndër miqtë e saj më të mirë, Graciano Tagani.

Balerini ka publikuar një video në InstaStory, në të cilën Fifi shfaqej duke u çmallur në shtëpinë e saj. Këngëtarja dukej shumë e lumtur që tani e tutje do të ketë sërish mundësinë të flejë në krevatin e saj.

Era Fif”, tha artisja kur u shtri në shtrat.

Fifi i trembi të gjithë kur humbi ndjenjat gjatë transmetimit të spektaklit ditën e martë. Ndonëse atë natë vendosi të vazhdojë lojën, reflektimi me veten e qartësoi më shumë për gjendjen e saj shëndetësore. Gjatë një bisede me Semi Jaupajn, artistja tha se do të rinisë konsultat me psikologë, por ende është kundra përdorimit të ilaçeve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura