Cili do të jetë kryeprokurori i ri? Zbulohen skenarët se çfarë mund të ndodhë

Nov 25, 2017 | 12:55
SHPËRNDAJE

Emisioni “Java në RTSH” komentoi këtë javë zgjedhjen e kryeprokurorit të ri i cili pritet të zgjidhet në muajin dhjetor. Në studio me Preç Zogajn e Lorenc Vangjelin ishte edhe Juristi Joni Braho i ftuar për të shpjeguar këtë tranzicion nga ana ligjore. Juristi theksoi boshllëku juridik me kryeprokurorin e ri, vjen nga fakti që nuk është formuar ende Këshilli i Lartë i Prokurorisë, i cili duhej të përzgjidhte kreun e ri të organit të akuzës.

java

Braho u shpreh se mandati i Llallës ka mbaruar dhe se zgjidhja është që të zgjidhet një figurë me eksperiencë në prokurori, si figurë kalimtare deri në zgjedhjen definitive të kryeprokurorit sipas dispozitës së re kushtetuese, me formimin e KLP. Ai thotë se garancitë për këtë proces qëndrojnë tek standardet që janë përcaktuar nga ligji edhe për fazën kalimtare. Braho shprehet se koha e qëndrimit në detyrë të prokurorit të përkohshëm do të varet nga afatet e formimit të KLP dhe vijimësia e propozimit të kandidaturave për prokurorin e ri.

Zogaj shprehet se zgjedhja e prokurorit vjen në një moment shumë delikat hetimesh. A do t’i nxisë apo do t’i pengojë ai ato? Ndërsa Lorenc Vangjeli deklaroi se ky debat nuk gjen zgjidhje në ligj, ai është në thelb debat politik. Ai thotë se procesi i vettingut do të prodhojë efekte të rëndësishme, ku gjahtarët mund të kthehen edhe në pre. Zogaj deklaroi nga ana e tij se debati duhet fokusuar tek procedura e zgjedhjes së kryeprokurorit të ri. Ai thotë se më në fund prokuroria po guxon dhe duhet inkurajuar të hetojë.

Juristi Braho thotë se kushtetuta nuk jep zgjidhje për kuorumin e votave. Mirë do të ishte të zgjidhej me 3 të 5-at thotë ai. Por në kushtet aktuale politike ky kuorum është i pamundur, thotë ai. Zogaj thotë se me 36 vota kryeprokurorin e kap Rama. Vangjeli shprehet se kjo është një dukuri e përhershme e jetës politike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura