Cilët janë dy këshilltarët “e artë” të LSI që i dhanë votat Veliajt për rritjen e çmimit të ujit

Jul 27, 2017 | 10:10
SHPËRNDAJE

Këshilli Bashkiak miratoi pasditen e sotme rritjen e çmimit të ujit të pijshëm me votat e 31 këshilltarëve, ku dy ishin nga LSI, tre vota nga PDIU, dhe një nga FRD.

keshill bashkia erion veliaj

Por teksa kreu i Bashkisë Erion Veliaj tha më parë se i kishte votat që Tirana të kishte 24 orë ujë në ditë, pra duke lajmëruar se kishte siguruar edhe votat e LSI, nga 13 anëtarë që kjo parti ka në Këshill, vetëm dy prej tyre ishin brenda në mbledhje, ndërsa 11 të tjerë jashtë.

Por kush janë dy këshilltarët që i dhanë votat Veliajt për të rritur çmimin e ujit?

Agim Kraja, biznesmen, ish këshilltar i Lëvizjes së Legalitetit dhe Genta Mezini e cila sapo ka marrë karrigen e këshilltares në bashki, pasi zuri vendin e Floida Kërpacit e cila u bë deputete nga zgjedhjet e 25 qershorit.

295984_m

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura