Cilësia e infrastrukturës, Shqipëria renditet e parafundit në rajon

Dec 18, 2015 | 10:39
SHPËRNDAJE
Infrastruktura e zhvilluar është një ndër faktorët kryesore që çon në zhvillimin dhe forcimin e ekonomisë së një vendi. Transport efektiv, energji dhe rrjet komunikimi krijon kushtet e duhura për bizneset që të rriten dhe të funksionojnë normalisht brenda një ekonomie.

rruge-infrastuktura

Sipas të dhënave për vitin 2015, Shqipëria qëndron në vendin e 88 nga 140 ekonomi botërore për cilësinë e infrastrukturës. Vendi ynë rankohet vetëm më mirë se sa Bosnja dhe Hercegovina, e cila është e 103 në botë. Ndërsa infrastrukturën më të mirë në rajon e ka Mali I Zi, e renditur e 73 në botë, ndjekur nga Serbia, e 75-a dhe Maqedonia e 78 në botë.

Të dhënat janë marrë një faktori i studiuar në raportin e Konkurrueshmërisë për 2015-2016, i zhvilluar nga Forumi Ekonomik Botëror.

Parametrat për studimin e infrastrukturës së marrë në konsideratë janë: cilësia e rrugëve, cilësia e hekurudhave, si dhe cilësia e shpërndarjes dhe furnizimit me energji. /Monitor/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura