Cila e zhgënjeu më shumë, humbja me Kosovën apo me Ukrainën? Ja si përgjigjet Duka

Jun 4, 2018 | 9:49
SHPËRNDAJE

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka mbetur i zhgënjyer nga humbja e djeshme me Ukrainën. Jo më shumë për humbjen e radhës të kuqezinjve në një miqësore, sesa për mënyrën sesi u paraqit skuadra. E megjithatë, ai është distancuar sërish nga një pjesë e madhe e opinionit publik, e cila kërkon “kokën” e Panuçit.

Panuci-Duka- Sheva

Kreu i FSHF-së i shpreh mbështetje trajnerit italian, por ndërkohë i jep sinjale të qarta në distancë se durimi e ka një kufi. Ai përmend shtatorin si pikën e kthesës, sepse atëherë fillon edhe kompeticioni i Ligës së Kombeve. Nëse Shqipëria do të zhgënjejë edhe aty, atëherë gjithçka mund të ndodhë. Në intervistën ekskluzive për “Panorama Sport” pas ndeshjes, kreu i federatës nuk e “zhvesh” Panuçin nga përgjegjësitë, por i kërkon skuadrës gjithashtu që të jetë më e kujdesshme.

A rrezikon pozicionin Panuçi me këto rezultate?

Nuk mund shënjestrojmë trajnerin e t’i japim të gjitha përgjegjësitë e rezultateve negative. Personalisht, ajo që më ka shqetësuar më shumë është paraqitja jo e mirë sidomos në ndeshjen me Kosovën. Megjithatë, është e qartë se edhe trajneri ka pjesën e vet. Gjithsesi, kam besim se në shtator do të kemi përmirësime të dukshme dhe situata do të ndryshojë.

INTERVISTËN E PLOTË TË PRESIDENTIT ARMAND DUKA E LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË PANORAMA SPORT

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura