Cikloni “Anton” godet edhe Kosovën, borë në Gjakovë (FOTO)

Mar 5, 2015 | 10:13
SHPËRNDAJE

Cikloni

Temperaturat në Kosovë kanë deri në -1 gradë celsius. Ndërkohë, në disa vende të Kosovë ka rënë edhe borë. Një lexues i Gazetës Express i ka dërguar këto foto ku shihet se në qytetin ka rënë edhe borë.

Cikloni Anton (i quajtur nga Universiteti i Berlinit), pritet që të përfshijë vendet e Ballkanit, por edhe territorin e Kosovës.

Siç transmetojnë mediat kosovare, nga pamjet e fundit satelitore dhe hartat sinoptike, cikloni në fjalë ka filluar të mbledh energji mbi detin Tiren dhe në pjesë veriore e qendrore të Italisë dhe mbi rajonin tonë, po sjell të reshurat e para të shiut, e në disa pjesë të Kroacisë dhe Bosnjës edhe reshje të borës.

Gjatë ditës së nesërme cikloni do të vazhdojë të fuqizohet duke arritur vlera barike edhe nën 1000mb, ku do të zhvendoset më në juglindje duke sjellë edhe më tutje vranësira dhe të reshura mbi rajon, që në vende-vende do të jenë intensive, sidomos në Kroaci, Mal të Zi dhe Shqipëri.

Bore ne Gjakove

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura