Ciklone dhe stuhi të mëdha dëbore kërcënon Evropën ditët në vijim. Vendet që preken

Dec 15, 2019 | 12:36
SHPËRNDAJE

Një stuhi e rëndë dëbore mund të krijojë dëme të mëdha në Evropë gjatë ditëve në vijim, sipas parashikimit të fundit të motit.

DENVER, CO - NOVEMBER 26: A UPS driver is checking the chains of tires at Bakers area in Denver on Tuesday. November 26, 2019. A major snowstorm is taking aim at the Denver metro area's biggest November snowstorms in recent memory. (Photo by Hyoung Chang/The Denver Post)

Stav Danos i BBC-së se parashikimet treguan një “stuhi potencialisht të fortë dimri”. Meteorologu Marko Korosec i bëri jehonë kësaj, duke paralajmëruar se Evropa mund të shihte një “ciklon intensiv” që lëshonte sasi të mëdha reshjesh brenda disa ditësh.

Kjo pritet të shkaktojë kaos nëpër rrugë në disa pjesë të Evropës veçanërisht në rajone përreth Alpeve të goditura nga “reshje të shumta dëbore”.

Deri në 30 cm dëborë mund bien atje në vetëm gjashtë orë, sipas parashikimit në WXCharts.

Erëra të forta dhe shira të dendur parashikohen veçanërisht në Spanjë, në Francën Veriore dhe në Gjermani, por acarin do ta ndiejnë edhe Irlanda, Britania e Madhe dhe vendet skandinave. Përkeqësimi i motit nuk do të kursejë Evropën Qendrore, por ai do të zbresë edhe më poshtë, siç tregon BBC që thotë se kushtet e rënduara atmosferike mund të sjellin paralajmërime për përmbytje në Greqi.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura