Ciklon në brigjet e Mesdheut dhe spostim në Jon, meteorologët: Ja si do ndikojë në vendin tonë, që nesër…

Sep 16, 2020 | 11:16
SHPËRNDAJE

cikloni

Në brigjet e Mesdheut është në veprim një ciklon i cili aktualisht po ushtron aktivitetin e tij në det.

Por, si do te jete ndikimi i tij ne vendin tone?

Per kete Sherbimi Meteorologjik Ushtarak jep detaje interesante, lidhur me pasojat qe do te kete tek ne, ndonese theksohet se ndikimi do te jete i lehte.

Parashikimi nga SHMU 

Spostimi i tij do të jetë drejt brigjeve të Jonit, kryesisht në territorin grek ditën e premte, duke sjellë rrebeshe intensive shiu dhe breshëri, stuhi shiu dhe ere si dhe rrufe.
Duke quke qenë i pozicionuar në jug të detit Jon, ndikimi i tij në territorin tonë do të jetë i lehtë.
Ditën e enjte, prej mesditës reshjet do të nisin në pjesën jugore dhe lindore të vendit me intensitet të ulët.
Që prej orëve të para të 24 orëshit të ditës së premte, kryesisht në jug, reshje shiu me intensitet deri mesatar. Gradualisht, reshjet do të përfshijnë dhe pjesën tjetër të vendit por me intensitet të ulët.
Tipari dominues i aktiviteti të ciklonit në vendin tonë, do të jetë elementi erë. Ajo do të fryjë nga kuadrati i veriut hera-herës e vrullshme 18 deri 25m/sek, veçanërisht në bregdet dhe në zonat luginore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura