Cikël i ri me ekipet kombëtare, Mustedanagiç: Nga jashtë do të marrim vetëm top talentet, ju tregoj objektivat

Nov 27, 2018 | 11:21
SHPËRNDAJE

Drejtori i ekipit Kombëtar, Xhemal Mustedanagiç, ishte i pranishëm në konferencën e sotme për shtyp ku u bë prezantimi i trajnerëve të rinj të ekipeve kombëtare të moshave, ku u shpreh:

Mustadanagic

“Atë që kërkoj është që të jemi të ndershëm me lojtarët. Kemi organizuar me sistem çdo gjë. Të jemi të ndershëm kundër Federatës, futbollistëve dhe vetvetes. Në qoftë se cilido nuk është i ndershëm dhe nuk i respekton rregullat dhe kushtet atëherë nuk është për Kombëtaren.

Unë jam drejtor teknik. Përpara nuk ka pasur. Do të futet gjithçka në sistem dhe do të ndjekim rrugën e sistemit që kemi nisur. Do respektojmë sistemin dhe rregullat që kemi vendosur. Në futboll gjithçka është e thjeshtë, nuk ka filozofi. Unë nuk do të kem asnjë konflikt me asnjë nga trajnerët. Në qoftë se do të ketë një konflikt do të ketë me rregullat dhe sistemin, jo me mua. Grupi i përzgjedhur i lojtarëve, do jetë i përzgjedhur nga të gjithë ne. Të gjithë do e respektojmë atë.

Do ketë seleksionime pozitive dhe negative. Në qoftë se do na shfaqet ndonjë element më i mirë, do futet ky dhe do dalë më i keqi. Gjithçka do të jetë transparente. Për lojtarët që do seleksionohen nga jashtë, do të vijnë vetëm ata që janë top talent. Nuk do të vijnë më lojtarë mesatarë.

Strategjia është zhvillimi dhe çuarja sa më shumë e lojtarëve në Kombëtaren A. Në çdo sezon kemi 2-3 lojtarë të nivelit të lartë që mund t’i çojmë në ekipin A. Në qoftë se do të çojmë 1 lojtar çdo vit në ekipin kombëtar. Në 10 vjet bëhen 10 lojtarë. Në qoftë se çojmë 2 bëhen 20. Në qoftë se çojmë 3 do jetë shkëlqyeshëm.

Të zhvillojmë sa më shumë lojtarët shqiptarë. Do të kemi Kombëtaren U-17 dhe U-19 me lojtarë nga Shqipëria. Ata janë ata lojtarë që do të përfaqësojnë kombëtaren në eliminatoret e ardhshme. Do organizojmë  1 herë në javë ndeshje miqësore me ekipe të forta. Të ketë sa më shumë ndeshje të forta dhe aty të dalin në pah të gjithë elementët. Kombëtarja kryesore do të jetë mikse me lojtarë si brenda dhe jashtë. Do te ketë turneun dhe miqësoret e veta.

Detyra e trajnerëve është të fusin frymën fituese. Duhet të fusin një mentalitet të rri. Ky është një proces. Asnjë nuk vjen për një ditë. Nuk mundesh që me një lëvizje duarsh të ndryshosh gjithçka.

Duhet të jemi objektiv dhe real. Në grupe kemi 3 ekpie që janë të forta. Tani po fillojmë një cikël të rri me sistem të rri. Do e shikojmë dhe do t’ë arrijmë objektivat që kemi. Trajnerët të punojmë me plan si do luajnë. Kemi potencial, duhet të punojmë sa më shumë.

Në qoftë se ne do të arrijmë të çojmë 2-3 lojtarë në Kombëtaren A dhe mund të kualifikohemi. Jemi në shërbim të Kombëtares A. Do bëj të pamundurën me punën time që kjo gjë të ndodhë. Të kemi potencial që të jemi të barabartë me ekipet mbi mesatare. Jam plot me energji dhe dëshirë që të bëjmë sa më shumë për futbollin shqiptar.

Shpresoj dhe dëshiroj që t’i arrijmë këto që po them. Në qoftë se nuk i arrij do vij dikush tjetër. Nuk ka rezultat pa kohën e duhur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura