Çikalleshi vazhdon të shkëlqejë, tjetër gol për sulmuesin kuqezi

Aug 8, 2021 | 22:45
SHPËRNDAJE

Lajmet se Koniaspor mund të afrojë një sulmues të ri duket se kanë motivuar edhe më shumë Sokol Çikalleshin. Ndërsa klubi po kërkon një okazion në merkato, futbollisti i përfaqësueses vazhdon të shënojë dhe nuk duket se ka ndër mend të ndalet.

cikalleshi cekici

Edhe në miqësoren e sotme ndaj Alaniaspor, i rreshtuar titullar, Çikalleshi ka treguar që në start se nuk do të lëshojë vendin në rreshtim. Ai la vulën e tij në këtë ndeshje me një gol që në minutën e 13 duke i dhënë avantazhin Koniasporit në një ndeshje ku edhe Çekiçi ishte titullar.

Sfida u mbyll me rezultatin 3-1 për Koniaspor, që zhvilloi një lojë shumë të mirë e vazhdon me formën e shkëlqyer në këtë periudhë pasi ka fituar tre miqësoret e fundit radhazi.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura