Çikalleshi: Do të luaj sërish në Superligën turke, Guri po ndjek rrugën time

May 27, 2018 | 14:41
SHPËRNDAJE

Bomberi i Kombëtares, Sokol Çikalleshi, doli sot së bashku me Manajn në konferencën për shtyp para gazetarëve. Sulmuesi kavajas foli për përgatitjet e ndeshjes ndaj Kosovës që do të luhet ditën e martë duke treguar se trajneri po punon mjaft mirë një stërvitje. Çikalleshi ka folur edhe për të ardhmen, ku ka treguar që pas rënies së Osmanlisporti, me shumë gjasa ai do të luajë përsëri në Superligën turke.

Cika

Pjesë e Kombëtares: Të jesh pjesë e Kombëtares është gjithmonë kënaqësi dhe nder. Për mua është gjithmonë si hera e parë. Me trajnerin ndihemi mirë dhe po punojmë në stërvitje taktike, që do të na ndihmojë në ndeshjen me Kosovën. Ne bëjmë punën tonë, duke bërë më të mirën në stërvitje, pastaj është trajneri ai që vendos për formacionin. Gjithmonë ka pasur ndryshime. Për mua dhe sulmuesit e tjerë ne jemi të gatshëm për çdo situatë, pastaj varet nga zgjedhjet e trajnerit.

E ardhmja: “Duke qenë se Omsanlinspori ra në kategorinë e dytë, e ardhmja është disi mister dhe menaxheri po merret me ofertat. Kjo verë do të jetë disi e lodhshme për mua, mendoj se do të luaj përsëri në Superligë, por duhet të jetë interesi i përbashkët edhe me klubin. Kam edhe dy vjet të tjera kontratë dhe jam profesionist. Nuk jam lojtar që e braktis anijen. Por do të jetë interes i përbashkët, nëse largohem, do të largohem me marrëveshje, me dëshirën e klubit. Do të jem me shumë mundësi në elitën e futbollit turk.

Abazaj dhe Guri: Është shumë mirë për kampionatin shqiptar që lojtarë të ndryshëm kalojnë në kampionatet e Europës. Rruga që po ndjek Guri është pak a shumë si rruga ime. Edhe unë në atë moshë u largova nga Shqipëria. Abazaj dhe Guri, janë talente që do t’i shërbejnë ekipit, kanë shumë potencial dhe do të bëjnë më të mirën.

Kosova dhe Ukraina: “Ndeshja e parë me Kosovën është disi më interesante, konsiderohet vëllazërore, por do të jetë e luftuar në fushë. Edhe atmosfera në tribunë do të jetë shumë e bukur. Uroj të marrim rezultat pozitiv. Pastaj kemi Ukrainën, ekip disi më i fortë. Jemi ndeshur me këtë skuadër para Eropianit dhe na mundi. Duhet t’i bëjmë gjërat më ndryshe këtë herë. Do të jetë test i mirë për trajnerin dhe lojtarët, për të parë se ku jemi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura