Çifti shqiptar kapet në Francë, tentuan të shkonin në Irlandë me pasaportat e të afërmeve të tyre! Si policia ra në gjurmë të “mashtruesve”

Oct 5, 2022 | 21:44
SHPËRNDAJE

Një çift shqiptar është kapur nga policia franceze me pasaporta të falsifikuara në tentativë për të kaluar kufirin për në Irlandë. Sipas mediave franceze, çifti u kap në 2 tetor në portin Cherbourg në Manche.

paf-960x640

Sipas raportimeve, gjithnjë e më shumë emigrantët përpiqen të kalojnë në Irlandë duke përdorur pasaporta me foto të personave që i ngajnë fizikisht.

Për këtë, pikërisht në Portin Cherbourg agjentët janë të trajnuar për të dalluar mashtruesi, shkruan media franceze.

Po si u bë kapja e çiftit shqiptar?

Mesditën e 2 tetorit, policia kufitare përgjoi drejtuesin e një makine të regjistruar në Britaninë e Madhe, i cili tentoi të kontrabadonte një grua dhe një burrë me kombësi shqiptare, të cilët posedonin dokumente të të afërmeve.

Shoferi i makinës ishte me kombësi rumune, i cili u arrestua për ndihmë të kalimit të paligjshëm, ndërsa dy shqiptarët akuzohen për përdorim të dokumenteve të personave të tjerë.

Të martën e 4 tetorit, dy shqiptarët dolën para gjykatës, të cilët paraprakisht pranuan fajin. Atyre iu ndalua hyrja në territorin francez për tre vjet dhe u dënuan me 6 muaj burg me kusht .Më pas ata u transferuan në një qendër ndalimi administrativ me synim deportimin në Shqipëri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura