Çifti i vjedh kuletën, e moshuara pëson atak në zemër kur e merr vesh (VIDEO)

Sep 25, 2018 | 12:12
SHPËRNDAJE

Një grua 86-vjeçare pësoi atak në zemër, pak çaste më vonë pasi kuptoi se një çift i kishte vjedhur kuletën nga çanta e saj.

Gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë, të cilat tregojnë një burrë dhe grua që bashkëpunojnë në vjedhjen e kuletës së të moshuarës.

4521910-6202739-image-a-8_1537817909313

Gruaja e cila kishte të veshur një shall të madh, shihet duke i qëndruar prapa 86-vjeçares dhe më pas i merr kuletën.

Pak më vonë, viktima e kuptoi se i mungonte kuleta dhe menjëherë lajmëroi stafin e dyqanit,të cilët u përpoqën ta ndalonin çiftin, por nuk ia arritën qëllimit.

Si pasojë, e moshuara më pas pësoi atak në zemër dhe u dërgua menjëherë në spital. Ndërkohë policia e Leicestershire ka nisur hetimet rreth kësaj ngjarjeje si dhe është në kërkim të çiftit.

Gjithashtu policia kërkon ndihmën e banorëve për identifikimin dhe kapjen e dy personave që janë të përfshirë në këtë vjedhje.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura