Çifti i turistëve britanikë futën linë e majmunit në Greqi? Izolohen nga mjekët, pritet rezultati i testit

May 24, 2022 | 8:44
SHPËRNDAJE

Një turist britanik dhe partnerja e tij në Greqi dyshohet se kanë qenë rastet e para të të infektuarve me linë e majmunëve në shtetin grek.

turistet britani greqi li

Infeksioni i rrallë është përhapur në të gjithë Evropën dhe SHBA që kur u diagnostikua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar në muajin maj.

Turisti britanik 29-vjeçar, së bashku me partneren e tij e cila nuk ka shfaqur shenja deri më tani, aktualisht ndodhet në izolim në Spitalin Attikon, që ndodhet në Athinë, dhe po trajtohen për infeksionin e rrallë që mjekët thonë se shpesh kalon lehtë.

Megjithëse rezultatet e testit nuk janë konfirmuar ende.

Mjekët besojnë se i riu ka gjasa të jetë i infektuar me linë e majmunit, e i referohen simptomave të tij dhe lidhjes me Mbretërinë e Bashkuar.

Por rezultatet e testit pritet të dalin të hënën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura