Çifti i Big Brother Neda e Ogreni kurorëzojnë dashurinë në martesë pas lindjes së djalit

Jul 27, 2015 | 11:26
SHPËRNDAJE

3

Ata janë i vetmi çift që janë njohur, dashuruar dhe martuar në Big Brother Albania, ndryshe nga shumica që thjesht kanë flirtuar. Neda dhe Ogreni, të njohur nga publiku si protagonistë në edicionin e katërt të Big Brother Albania, janë martuar natën e së dielës.

Në dalje të Tiranës, e diela deri në orët e para të së hënës, siç shihni edhe fotot e NOA.al, Neda dhe Orgeni i janë gëzuar mbrëmjes së dasmës në një restorant të njohur.

Në pranverë, Neda dhe Ogreni sollën në jetën djalin e tyre Serzh. Dhe disa muaj më pas, ata kurorëzojnë lidhjen e tyre mbi katër vjeçare në martesë.

Capture2Capture1neda-ogreni

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura