Çifti francez ngec në mes të detit në Ksamil, nuk u ndizej motori i ujit. Ndërhyn policia

Sep 10, 2017 | 22:42
SHPËRNDAJE

Policia Kufitare e Sarandës u ka ardhur në ndihmë dy shtetasve të huaj në vendin e quajtur Pema e thatë në Ksamil.

21624297_454929444907053_1331350616_n

Policia Kufitare eshte njoftuar nga shërbimi i radarit Ksamil, se shtetasi G.B, 32 vjeç, banues në Francë kërkon ndihmë pasi mjeti argëtues tip motor uji nuk i ndizej dhe kishte mbetur në det bashkë me nje tjeter person perballë bregut të Vivarit.

Shtetasit e huaj po lundronin me nje “Jet ski” e cila ka pësuar difekt dhe nuk ndizej.

21553017_454929458240385_970305358_n

Në vënd shkoi Patrulla e Policise Kufitare me mjetin lundrues të Policise ku konstatuan se në mjet ishte edhe shtetasja Sh.A, 22 vjeçe.

Policia Kufitare shoqeroi të dy shtetasit të cilët ishin në gjendje të mirë shendetësore.

Nga ana e patrullës u tërhoq mjeti në bregun e detit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura