Chopard flet për gazetën serbe: “Njohja e Kosovës nga Franca është gabim”

Mar 2, 2015 | 10:26
SHPËRNDAJE


Parisi ka bërë “gabim historik” që ka njohur pavarësinë e Kosovës, ka thënë parlamentari evropian nga Franca, Emirique Chopard.

Ai ka thënë se NATO, me luftën kundër Serbisë, ka konfirmuar “separatizmin e shqiptarëve”, ndërsa BE-ja ka ndjekur politikën amerikane, ka shkruar “Radio Evropa e Lirë”.

Chopard ka thënë për gazetën serbe “Veçernje Novosti” se Kosova kurrë nuk do të anëtarësohet në BE, sepse “ajo është çerdhe e krimit dhe mban përgjegjësi për spastrim etnik të serbëve dhe joshqiptarëve të tjerë”.

“Shpërbërja e Jugosllavisë ka pasur për qëllim të dobësojë popullin serb në dobi të kombeve të tjera. Pas të drejtave të pakicave janë fshehur interesa strategjikë, amerikanë por edhe gjermanë”, ka thënë Chopard, transmeton B92.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura