“China Club” në Berlin dhe Dobriça Qosiçi/ Çfarë kuptimi kanë mesazhet e koduara të Metës për Ramën në rrjetet sociale

Jul 31, 2020 | 10:12
SHPËRNDAJE

Pas votimit në Kuvend për të ndryshuar Kushtetutën, reagimi i Presidentit Meta ishte shumë i ashpër, teksa shkroi se me këtë veprim Kryeministri Rama kishte bërë që qytetarët shqiptarë të dalin në shesh.

Rama Meta Brryli

Por përtej reagimit dhe deklaratës së Presidentit, nuk ishte më i butë edhe këshilltari i Metës, Tedi Blushi.

Ky i fundit përmes dy postimeve të njëpasnjëshme shkroi me tone të forta lakonizmi kundrejt Kryeministrit Rama në lidhje me dy ngjarje në historinë e politikës shqiptare, por edhe asaj të rajonit.

Postimi i parë i Blushit, ku shkruhej: “I sëmuri i Surrelit kujton se ndërkombëtarët janë frekuentuesit e dyshimtë të “China Club” në Berlin apo lobistët e sivëllait të tij që kërkojnë copëtimin dhe zhbërjen e shtetit të Kosovës. Çfarë mjerimi!”, lidhet me një histori të para dy viteve.

Mediat gjermane shkruan për një darkë të refuzuar në një restorant të shtrenjtë në gjermani nga deputetët e Bundestag-ut, ku ishin ftuar nga Kryeministri Shqiptar, Edi Rama.

Ndërsa në postimin e dytë, insinuata e ngritur nga këshilltari i Presidentit ishte akoma dhe më e rëndë, pasi shkruante:

“Këlyshi i Dobriça Qosiçit të mos provokojë më tej shqiptarët se do të mbetet një kujtim nga e kaluara!”.

Dobriça Qosiç është një personazh shumë i njohur në Ballkanin e viteve 80’, 90’.

Ka qenë President dhe Kryeministër i Jugosllavisë. Ai është cilësuar si një nga njerëzit më influentë të kohës pas Titos në Jugosllavi, dhe është shumë i kritikuar për mbështetjen që ka dhënë për dy kriminelët e luftës: Sllobodan Milosheviçin dhe Radovan Karaxhiçin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura