“Jam Chiara Ferragni e Tiranës, do ju pëlqej”- Alketa Vejsiu për prestigjiozen italiane: Ishim të varfër, kam punuar që 14-vjeç për …

Jan 25, 2020 | 11:25
SHPËRNDAJE

Për herë të parë një moderatore shqiptare do të prezantojë në festivalin e madh të Sanremos në Itali.
Ajo është Alketa Vejsiu, e cila do ngjitet në skenën e Sanremo së bashku me shumë emra të njohur botëror.

Padyshim një sukses shumë i madh për moderatoren shqiptare, e cila ka prezantuar me dhjetëra emisione në Shqipëri dhe së fundmi Festivalin e RTSH-së, që u shoqërua me shumë polemika mbi mënyrën e organizimit si edhe shpalljen e fitueses.

Dhe emri i saj ka qenë në fokus të mediave italiane pas zgjedhjes si prezantuese nga Amadeus.

Një nga revistat që ka shkruar për Alketën është “Gente”, që e ka cilësuar moderatoren shqiptare një miks mes Maria De Filippi dhe Chiara Ferragni.

“Amadeusi deshi ta kishte në krah, por pak e njohin. Nuk është vetëm prezantuese në radio e television, por edhe sipërmarrëse mode dhe influencuese. “Punoja që 14 vjeç”, shkruan revista në përshkrimin e saj për Alketën, duke e cvilësuar një yll përtej Adriatikut.

alketa-vejsiu

Ndërsa në intervistë ajo rrëfeu si e mori vesh lajmin që ishte përzgjedhur për të qenë pjesë e Sanremo.

“Sanremon e kam parë që fëmijë. Kur mora konfirmimin e pranisë sime, isha në një fshat në mallet pranë kufirit me Kosovën dhe lëshova një britmë të fortë gëzimi pastaj nisa të qaj. Koka më vinte vërdallë nga lumturia. Mora menjëherë në telefon nënën time, babain dhe bashkëshortin,”- tha Alketa në intervistë.

“Gente” shkruan se ajo ka një martesë të lumtur që nga viti 2006 dhe është nënë e dy fëmijëve të lindur në Firence.

“Bashkëshorti im është një njeri që më mbështet gjithmonë. Momenti kur mblidhemi të gjithë në tavolinë në darkë për të ngrënë është momenti më i bukur i asaj dite,”- rrëfen ajo.

“ Rrogën e parë e kam çuar në shtëpi në moshën 14 vjeçare, kur punoja për një radio private në Shqipëri. Kisha një biçikletë me të cilën endesha rrugëve të Tiranës duke ndjekur ëndrrën time. Ndërkohë studioja shumë dhe isha ambicioze. Ishim të varfër dhe doja të bëja diçka të mirë për mamanë time, për babain dhe vëllanë. Studimi dhe puna intensive kanë qenë garancia ime e suksesit,”- tha Alketa.

alketa-vejsiu1

Për herë të parë një moderatore shqiptare do të prezantojë në festivalin e madh të Sanremos në Itali.

Ajo është Alketa Vejsiu, e cila do ngjitet në skenën e Sanremo së bashku me shumë emra të njohur botëror.

Ndërsa prezantuesja ka publikuar artikullin duke shkruajtur: “Po mendoja tani për mijëra shqiptare që jetojnë në Itali, që kanë bërë sakrifica dhe jetojnë me dinjitet në një vend te huaj, qe mund te ndihen krenare për atë qe përfaqësojnë, qe blejnë revistat dhe lexojnë për Shqipërinë! Unë e di emocionin dhe krenarinë e tyre! E ndjej ne mesazhet qe me nisin ne inbox! Këtë Sanremo jua kushtoj juve.”

alketa vejsiu alketa alketa 2 alketa 1 alketa 3 alketa 1 alketa alketa1 alketaa alketa alketa2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura