“Check-up” vjetor në bazë të moshës, analizat që duhet të bëjnë femrat 20- 60 vjeç

Apr 15, 2018 | 18:01
SHPËRNDAJE

Një “Check-up” apo kontrolli mjekësor periodik, është mjaft i rëndësishëm në diagnostikimin sa më të hershëm të sëmundjeve apo patologjive të ndryshme dhe si rrjedhojë edhe në parandalimin apo trajtimin e tyre, në kohë sa më të hershme. Dhe takimi i parë i pacientit duhet të jetë ai me mjekun patolog.checkuptirt
Kur pacienti që paraqitet nuk ka ankesa mjekësore, “Check-up” mund ta ndajmë me grupmosha dhe gjini:
Femra:
20-25 vjeç: gjak komplet, urinë komplet, funksioni i tiroides bazë (TSH, fT3, fT4), provat e heparit, bilirubinë, Pap-test.
25-30 vjeç: nëse planifikon për shtatzëni, ekzaminimeve te mësipërme iu shtohen: vizitë gjinekologjike, screening për Talasemi Minor (elektroforeza e Hb), vaksinimi për rubeolën, kontrolli i tensionit arterial, kontrolli dentar.
30-40 vjeç: glicemi, azotemi, areatinemi, provat e heparit, bilirubinemi, lipidogramë, gjak komplet, urinë komplet, screening për hepatitet: HbsAg dhe anti HCV (për hepatitin B dhe C), eko gjiri.
40-50 vjeç: glicemi, azotemi, kreatinemi, provat e heparit, bilirubinemi, lipidogramë, gjak komplet, urinë komplet, screening për hepatitet: HbsAg dhe anti HCV (për hepatitin B dhe C), uricemia, mamografi, rografi toraxi (nëse është duhanpirës), EKG, vizitë te okulisti.
50-60 vjeç: glicemi, azotemi, kreatinemi, provat e heparit, bilirubinemi, lipidogramë, gjak komplet, urinë komplet, uricemia, mamografi, tografi toraxi, EKG, ekografi abdominale, eko Dopler e anësive inferiore, eko kardiake, osteodensitometri (DEXA).
Mbi 60 vjeç: ekzaminimeve të grupmoshës së mësipërme i shtohet rografi e kolonës vertebrale dhe bacinit.
“Check-up” rekomandohet të kryhet të paktën 1 herë në vit./Living/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura