Charlize Theron i kundërvihet haptazi Donald Trump për të mbrojtur fëmijët e saj

Apr 19, 2018 | 10:57
SHPËRNDAJE

Përveçse është aktore shumë e mirë dhe një nga më të bukurat (në mos më e bukura) Charlize Theron, prej vitesh, përmendet edhe për shkak të bamirësive të shumta që bën në vende të Afrikës. Pikërisht prej andej, ajo ka adoptuar edhe dy fëmijë.072417-charlize-theron

Së fundmi, e nxitur kryesisht prej kësaj çështjeje, Charlize Theron po nxjerr në pah problemet aktuale të shoqërisë dhe nuk ngurron t’i shprehë ato publikisht. Në një intervistë për “Elle”, aktorja ka folur rreth një fenomeni aktual në shoqërinë amerikane që po merr përmasa serioze çdo ditë e më shumë.

Sipas saj, racizmi është një prej problemeve kryesore që po zmadhohet ditaditës dhe kjo për shkak të vetë Presidentit të shtetit, Donald Trump. Aktorja 42-vjeçare ka pasur përherë probleme me ta dhe dokumentet e tyre, pasi çdo gjë është bërë më e vështirë për shkak të ngjyrës së tyre të lëkurës.maxresdefault

Ajo u shpreh gjithashtu, se nuk do e lejojë kurrë që fëmijët e saj të diskriminohen dhe për të mbrojtur një të drejtë të tillë, ajo është gati të bëjë çdo gjë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura