Charles Michel në Bosnje, mesazhi i fortë që mori nga Milorad Dodik për Rusinë

May 21, 2022 | 8:46
SHPËRNDAJE

Udhëheqësi nacionalist serb i Bosnjës Milorad Dodik i ka deklaruar presidentit të Këshillit Evropian Charles Michel se Bosnja duhet të ruajë neutralitetin dhe nuk do t’i bashkohet sanksioneve të BE-së kundër Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë.

dodik

“Unë mendoj se është me rëndësi të madhe që Bosnja të mbetet neutrale,” tha Dodik në një konferencë të përbashkët shtypi me Charles Michel.

“Në kushtet në të cilat ne ekzistojmë, do të ishte problem për ne që të vendosim çdo lloj sanksioni ose t’i bashkohemi sanksioneve të BE-së ose atyre globale”, ka deklaruar ai, shkruan The Guardian.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura