Champions/ Volfsburgu shtang Realin, PSG-ja ndalet nga Siti në barazim (VIDEO)

Apr 6, 2016 | 22:47
SHPËRNDAJE

Ka patur surpriza mbrëmja e sotme e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve, ku Reali i Madridit ka pësuar një disfatë të paparashikueshme, teksa është mposhtur 2-0 nga Volfsburgu në transfertë.

Rodriguez ishte ai që shënoi i pari për gjermanët nga pika e 11-metërshit, ndërsa Arnold dyfishoi gjithçka që në pjesën e parë.

Tashmë Realit i duhet një fitore 3-0 në Madrid që të sigurojë kualifikimin për në gjysmëfinale, pa llogaritur rezultatin që e çon ndeshjen në shtesë.

Në ndeshjen tjetër, PSG ka marrë një rezultat aspak të mirë në shtëpinë e tij, teksa Mançester Siti e ka ndalur në një barazim 2-2 duke qenë tashmë më shumë favorit për kalimin në gjysmëfinale.

De Bryn shënoi i pari për Sitin, ndërsa Ibrahimoviç barazoi pas humbjes së 11-metërshit. Rabiot përmbysi gjithçka në pjesën e dytë përpara se Fernando të barazonte për Sitin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura