Champions League/ 14 gola në 6 ndeshje! Reali “trullos” Interin, Atalanta e Gjimshitit triumfon në “Anfield”. Ja të gjitha rezultatet (VIDEO)

Nov 25, 2020 | 23:19
SHPËRNDAJE

U luajtën në orën 21:00, gjashtë sfidat e vlefshme për grupet e Ligës së Kampionëve ku nuk munguan surprizat. Padyshim që vëmendja ishte te kryendeshja mes Interit dhe Realit të Madridit, ku triumfoi skuadra e Zidanit me rezultatin 0-2.

https___www.si_.com_.image_MTcwNDEyMzg0MDM5NDc4OTc0_champions-league-trophy-predictions-last-16

Me këtë disfatë, interistëve do t’iu duhet një mrekulli në ndeshjet pasardhëse për të siguruar kualifikimin. Ndërkohë në sfidat e tjera. Atalanta e Gjimshitit shtangu Liverpulin në “Anfield” duke e mposhtur 0-2, teksa kampionët e Bajernit bënë detyrën në shtëpi ndaj Salcburgut.

Fitore bindëse edhe për Ajaksin dhe Porton. Sfida e vetme që përfundoi në barazim ishte ajo mes Atletikos së Madridit dhe Lokomotivës së Moskës.

REZULTATET: 

INTER-REAL MADRID 0-2

Hazard 7′ (p), Rodrigo 58′

BAJERN MYNIH-SALZBURG 3-1

Levandovski 43′ , Vober 52′ (autogol), Sane 68′ / Berisha 73′

ATLETIKO MADRID-LOKOMOTIVA MOSKA 0-0

AJAKS-MIDTJULAND 3-1

Gravenberç 47′ , Mazraui 49′, Neres 64′ / Mabil 81′ 

LIVERPUL-ATALANTA 0-2
Iliçiç 60′, Gosens 64′

MARSEJË-PORTO 0-2

Sanusi 39′ , Serxhio Olivera 72′ 

 

FORMACIONET ZYRTARE:

INTER-REAL MADRID
formacionet eeee

BAJERN MYNIH-SALZBURG
SALZBURGGG
ATLETIKO MADRID-LOKOMOTIVA MOSKA
ATLETIKOOO
AJAKS-MIDTJILAND
AJAKSI
LIVERPUL-ATALANTA

LIVERPULLL
MARSEJË-PORTO
PORTO
PANORAMASPORT.AL

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura