Champions/ Eliminohet Lacio, Mehmedi i shënon gol Berishës (VIDEO)

Aug 26, 2015 | 22:53
SHPËRNDAJE

Ka përfunduar aventura e Lacios në Ligën e Kampionëve, pas disfatës 3-0 në transfertë ndaj Leverkusenit.

Berisha Foto
Berisha sot në ndeshjen ndaj Leverkusen

Italianët kishin fituar 1-0 në ndeshjen e parë, ku portieri kuqezi ishte deciziv, mirëpo në ndeshjen e kthimit, Berisha s’mund të bënte më asgjë.

Golat e Çanalogusë, Admir Mehmedit dhe Ballarabit i mjaftuan Leverkusenit që të merrte fitoren dhe kualifikimin për në fazën e grupeve.

Kujtojmë se Admir Mehmeti është futbollist shqiptar nga Gostivari, por që luan për përfaqësuesen e Zvicrës.


Tripleta e Runit çon në fazën e grupeve Junajtid

Mançester Junajtid ka mposhtur 4-0 në transfertë Klub Bryzh, duke kaluar më tej në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Kanë qenë golat e Runit dhe Herrerës që i mjaftuan “Djajve” për të kaluar më tej. Madje, sulmuesi anglez shënoi tre gola.

Sportingu i Lisbonës befasohet nga CSKA-ja e Moskës

Sportingu i Lisbonës ka marrë një humbje shokuese në transfertë 3-1 nga rusët e CSKA-së së Moskës, duke u eliminuar kështu nga Liga e Kampionëve.

Dy golat e Doumbias dhe ai i Musas i mjaftuan CSKA-së për ta përmbysur Sportingun, që ishte në avantazh me golin e Guitierrezit.

Partizani i Beogradit fiton, por eliminohet

Partizani i Beogradit ka fituar 2-1 ndaj BATE Borisovit, por është eliminuar falë golit të pësuar në fushën e vet.

BATE Borisov fitoi në ndeshjen e parë 1-0, ndërsa arriti që të shënonte Staseviçin në Beograd. Ndaj, autogoli i Zhavnershikut dhe goli Saponjiç nuk e shpëtuan Partizanin.


Kazakët e Astanas eliminojnë APOEL-in e Nikosias

Barazimi 1-1 në Nikosia i ka dhënë kualifikimin Astanës, duke u bërë skuadra e parë nga Kazakistani që hyn në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Ndeshja e parë përfundoi 1-0 në favor të Astanës.

SKUADRAT E FAZES SE GRUPEVE DHE NDARJA SIPAS VAZOVE

11950770_10207529748667625_109650727_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura