Champions/ Bajerni mposht ngushtë Benfikën, Barça përmbys Atletikon (VIDEO)

Apr 5, 2016 | 22:44
SHPËRNDAJE

Sot në mbrëmje janë luajtur dy çerekfinalet e para të Ligës së Kampionëve, ku Barcelona dhe Bajerni i Mynihut kanë korrur fitore.

Gjermanët mposhtën portugezët e Benfikës me vetëm një gol në shtëpi. Djemtë e Guardiolës iu falën golit të Arturo Vidal, i shënuar që në minutat e para të ndeshjes.

Ndërsa Barcelona ka fituar 2-1 me përmbysje ndaj Atletiko Madrid në shtëpi. Pas golit të Fernando Torresit, ishte Luis Suarez ai që përmbysi madrilenët, duke i dhënë fitoren Barcelonës 2-1 në “Camp Nou”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura