Çfarë u tha Rama kur e pyetën për Tahirin? Flet deputeti gjerman: Na siguroi që do veprojë sapo…

Apr 26, 2018 | 22:30
SHPËRNDAJE

Deputeti social demokrat gjerman, Josip Juratovic, ne nje interviste ekskluzive per “Studio e Hapur”, tregoi se cfare kishte thene kryeministri Edi Rama ne takimet e tij ne Berlin, kur ishte pyetur per ish ministrin e Brendshem Saimir Tahiri.

gjermani

Nëse Tahiri është kusht nga Gjermania për hapjen e negociatave, deputeti gjerman tha:

“Kryeministri na siguroi te gjitheve se do te veprojë menjehere sa të ketë prova të mjaftueshme nga Prokuroria.

Sa i perket heqjes se imunitetit, ne kemi kritere te ndryshme nga Shqiperia.

Megjithate, dua ta bëj të qartë se kriteret per hapjen e negociatave nuk vendosen as nga Gjermania as ndonjë vend tjetër. Gjermania s’do i kërkojë kurrë nje qeverie të provojë kredibilitetin e saj duke arrestuar një zyrtar, rëndësi ka zbatimi i ligjit”.

Lidhur me pyetjen se cilat janë shanset që në qershor Gjermania të votojë në favor të hapjes së negociatave, deputeti tha:

Unë jam në favor të hapjes së negociatave. Dhe sigurisht nuk jam I vetëm në qëndrimin tim. Megjithaë, është e vështirë për të thënë se në cilin krah qëndron shumica në këtë pozicion pasi nuk ka patur asnjë votim deri tani. Unë do të vazhdoj të suportoj procesin e demokratizimit. Në fund të fundit, një refuzim I hapjes së negociatave dhe perspektiva e tyre, thjesht sa do të inkurajonte kundërshtarët e zgjerimit të Bashkimit Europian”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura