Mbledhja me dyer të mbyllura/ Kryemadhi: Aksioni opozitar do ju surprizojë. Çfarë presim nga Rama

Sep 13, 2018 | 11:56
SHPËRNDAJE

Mbledhja e opozitës në Durrës ka vijuar me dyer të mbyllura pas fjalës së kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

kryemadhi

Në mbledhje, mësohet se kanë raportuar drejtuesit e Grupeve të Punës që ka ngritur opozita në kuadër të aksionit opozitar, Alibeaj, Salianji, Tabaku dhe Luan Rama. Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, pasi doli nga mbledhja tha për gazetarët, se “katër grupet e punës bënë një raportim të qartë të situatës dhe problematikave”.

“Situata e krimit po rëndohet”, tha Kryemadhi ndërsa theksin e vuri më pas te vetingu i politikanëve si një proces që sipas saj, ndan krimin nga politika.

“E gjithë opozita po vjen duke u konsoliduar, faktorët opozitarë po shtohen”, tha kryetarja e LSI-së.
“E rëndësishme është bashkimi i opozitës. Rama ka ngelur i vetëm dhe ndihet në situatë të vështirë”, shtoi ajo.

E pyetur nga gazetarët se si do vazhdojë aksioni opozitar, Kryemadhi u përgjigj: “Aksioni opozitar është mëse i qartë, fillojmë të presin nëse Rama është pro apo kundër vetingut, axhenda është mëse e qartë, shumë aktive dhe e pabesueshme jo vetëm për qeverinë, por edhe për gazetarët”.

Akuzat nga parlamenti të kreut të grupit parlamentar të PS-së Balla, se opozita i trembet vetingut, Kryemadhi iu përgjigj se janë qesharake. “Toyota s’ishte e opozitës, s’ka pse ti trembet vetingut, ata të thonë nëse janë pro ose kundër, shqiptarët presin pastrimin e politikës”.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura