Çfarë tregojnë shifrat në Shqipëri pas daljes nga izolimi? Mjeku Artan Koni bën krahasimin me Italinë: Na errësoi sytë dëshira për…

Jul 14, 2020 | 9:00
SHPËRNDAJE

Mjeku Artan Koni në një krahasim shifrash për numrin e rasteve të të infektuarve mes Italisë dhe Shqipërisë, thotë se të dhënat tregojnë që “hapja e kontrolluar nuk shton numrin e rasteve, dhe se fajin nuk e kane njerezit”.

Artan Koni-kritikat

Sipas mjekut Koni, në vendin tonë, pas daljes nga izolimi raportohen zyrtarisht mesatarisht 75 raste në 24 orë.

“Ne kulmin e pandemise, normalisht, duhet te kishim mesatarisht 1500 raste (20 here me shume). Ne fakt, na eshte thene se kishim mesatarisht 20 raste ne 24 ore. Deshira per te pasur me cdo kusht nje histori suksesi, na erresoi syte e po na nxjerr ne pah cdo dite e me shume, pa-aftesine tone ne menaxhimin e situates”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

108148138_10157791867819121_9076993633154071667_n 109237957_10157791867839121_4536004177308437715_n

Ndershmeria, arma me e suksesshme kunder pandemise !!

Grafiket zyrtare na tregojne se hapja e kontrolluar nuk shton numrin e rasteve, dhe se fajin nuk e kane njerezit. Deklarata te tilla nuk duhen marre seriozisht. Grafiku i Italise eshte ai tipik i nje pandemie. Ne kulmin e pandemise kishin mesatarisht 5000 raste. Pas hapjes se kontrolluar, kane mesatarisht 250 raste ne 24 ore. Per ta thjeshtuar, ne kulmin e pandemise kemi mesatarisht 20 here me shume raste. Le te shohim tani cfare ndodh me grafikun shqiptar:

Pas hapjes, kemi mesatarisht 75 raste ne 24 ore. Ne kulmin e pandemise, normalisht, duhet te kishim mesatarisht 1500 raste (20 here me shume). Ne fakt, na eshte thene se kishim mesatarisht 20 raste ne 24 ore. Deshira per te pasur me cdo kusht nje histori suksesi, na erresoi syte e po na nxjerr ne pah cdo dite e me shume, pa-aftesine tone ne menaxhimin e situates. Celesi i suksesit ne menaxhimin e ketyre situatave eshte perhere ndershmeria. Imagjinoni cfare do ndodhte nese do ishim te ndershem:

1- ne pikun e pandemise do raportonim mesatarisht 1500 raste ne dite. Ben sens, eshte pandemi fundja, populli do mirekuptonte edhe ate karantine spektakolare. Asnjehere nuk e kuptuam perse duhej karantine kur kishim 20 raste ne rang kombetar.

2- do pohonim me plot gojen se “kemi mangesi ne testime”. Nuk eshte fundi i botes, kete gje pohoi edhe ministri francez i shendetesise. Populli perseri do e mirekuptonte, sepse e di shume mire qe testet nuk prodhohen ne Shqiperi…dhe ne castin e nje pandemie globale, eshte llogjike te kesh mangesi te tilla. Kurre nuk e kuptuam perse nuk patem mangesi ne testime, ne nje kohe kur e gjithe bota kishte.

3- do pohonim se laboratori i ISHP-se nuk na mjafton, dhe do mobilizonim te gjithe laboratoret e tjere ne vend, si shteterore ashtu edhe ata private. Asnjehere nuk u komentua shkresa e ISHP-se drejtuar minsitrise ku thuhej: “nuk kemi kapacietet te mjaftueshem per testime”.

4- do pohonim se kemi mangesi respiratoresh, dorezash, veshjesh speciale, maskash etj…eshte pandemi fundja, populli do e mirekuptonte. Mangesi te tilla u hasen edhe ne vendet me te zhvilluara, jo më ketu tek ne.

Ndershmeria do e nxirrte ministrine e shendetesise me te suksesshme ne menaxhimin e situates. Nga ana tjeter, ndershmeria do shtonte presionin popullor per te alokuar me shume fonde per pandemine…fonde te cilat duhet te merreshin nga koncesione, tendera apo nga projekte te tjera dytesore, si ata 3D qe shohim shpesh neper lajme.

Nese nuk sillemi me ndershmeri gjate nje emergjence kombetare, kur do sillemi ??

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura