“Çfarë të mungoi që ne nuk e mësuam kurrë?”, telefonata e fundit me vjehrrën para se e reja të pinte fostoksinë

Mar 21, 2018 | 14:50
SHPËRNDAJE

KORÇE – Pak javë pasi një 20-vjeçare i dha fund jetës duke konsumuar fostoksinë, ndërsa dyshohej se shkak ishin bërë grindjet me të fejuarin e saj, vjehrra ka thyer heshtjen.

Përmes një komenti në rrjetin social “Facebook” të motrës së 20- vjeçares, Luljeta Alla Krasta, i drejtohet me fjalë prekëse dhe tregon se një natë para ngjarjes kishte biseduar në telefon me viktimën, Erisa Veizi.

“Anxhela, megjithëse jam shumë e rënduar psikologjikisht, po marr mundimin të të shkruaj sinqerisht. Po pse moj Erisa, na e bëre këtë, vetes tënde, që ishe në moshën më të bukur të jetës. Pse nuk mendove për Adin (i fejuari), që të donte aq shumë, pa kush po pyet për ne… Çfarë të mungoi që ne nuk e mësuam kurrë? Dashuria nga ne, nga Adi, nga të gjithë njerëzit tanë. Po të donim më tepër se të kishim çupën tonë, pse moj Erisa bëre këtë, pse nuk më the mua gjysmë llafi kur folëm në darkë sepse dinim ne si t’i rregullonim gjërat. Çdo gjë ka zgjidhje, nuk e linim ne të arrije deri atje. Pse nuk na vutë në dijeni asnjëri, ku shkuan gjithë ato ëndrra që kishit ju për vete dhe ne për ju?!”, përfundon ajo.

Erisa Veizi u vetëflijua duke pirë tableta fostoksine. 20- vjeçarja humbi jetën pak minuta pasi mbërriti në Spitalin Rajonal të Korçës, ku u dërgua me urgjencë nga familjarët e saj, ndërkohë që motivet që e çuan atë deri në vetëvrasje, mbeten ende enigmatike.

korce mesazhi nusja ok

Ngjarja u regjistrua në 8 mars, në fshatin Zvirinë të Korçës, kur 20-vjeçarja i dha fund jetës duke pirë 8 tableta fostoksinë, pikërisht në Ditën Mbarëkombëtare të Gruas. Hetimet e para rreth shkaqeve që mund ta kishin çuar të renë drejt aktit të vetëflijimit hodhën dyshime te lidhja e saj me të fejuarin, që jeton në shtetin grek dhe grindjet me të. Nga ana tjetër, familjarët dhe të afërmit kanë deklaruar se kohët e fundit kishin vërejtur një gjendje depresive të vajzës, që, sipas tyre, mund të kenë ardhur nga debatet me të fejuarin. Vetëm pak kohë para vetëhelmimit, Erisa Veizi kishte vizituar të fejuarin dhe familjen e tij në Greqi. dh.c

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura