“Çfarë shteti qesharak!”-Astrit Patozi: Pse të mos kemi 3 Gjykata Kushtetuese? Edhe një për…

Nov 13, 2019 | 17:30
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi thotë se pas dy vitesh pa Gjykatë Kushtetuese, tani kemi dy të tilla.

patozi

Reagimi vjen pas dekretimit nga ana e Presidentit Ilir Meta të Marsida Xhaferllarit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Patozi thotë se të mos ketë edhe një gjykatë tjetër Kushtetuese sipas kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Reagimi i plotë:

Hahaha. Çfarë shteti qesharak! Kishim dy vjet pa Gjykatë Kushtetuese fare, kurse tani, me sa duket, do të kemi dy të tilla njëherësh. Njërën, sipas Edi Ramës, dhe tjetrën, sipas Ilir Metës.

E sigurt është se që të dyja po ngrihen për të mbrojtur interesin publik, ndaj dhe protagonistët duhen falënderuar me gjithë zemër për kontributin dhe sakrificën.

Problemi i vetëm që ka dalë është se pse të mos kishim edhe një Gjykatë Kushtetuese tjetër, sipas Lulzim Bashës. Me këtë rast, ekuilibri do të ishte i plotë, por edhe suksesi i garantuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura