Çfarë shkruan faqja e njohur evropiane e tërmeteve për lëkundjet në Shqipëri gjatë ditës së sotme

Nov 29, 2019 | 17:48
SHPËRNDAJE

Faqja e njohur për matjen e tërmeteve, “ESCM”, thotë se numri i lëkundjeve në Shqipëri është në rënie.

hartaster

Nëpërmjet faqes së saj në Twitter, theksohet se goditjet pas tërmetit janë afër zonave të banuara, por edhe ato me përmasa të vogla, ndihen gjerësisht.

Që pas tërmetit të fortë prej 6.3 ballësh që u regjistrua rreth orës 03:50 minuta të mëngjesit të së martës, në Shqipëri janë regjistruar qindra lëkundje. Tërmeti tragjik la pas 49 persona të vdekur, duke prekur më shumë shumti dy familje, përkatësisht familjen Lala në zonën e ish-Kënetës në Durrës dhe familjen Cara në Thumanë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura