Çfarë po paralajmëron ministri serb? “Një ushtri e fortë për Kosovën, Shqipëri e Madhe do të thotë luftë”

Aug 18, 2018 | 15:04
SHPËRNDAJE

Pozita jonë në bisedimet me Kosovën do të jetë më e fortë nëse ushtria jonë është e fortë. Këtë deklaroi ministri serb i mbrojtjes Aleksandër Vulin, cituar nga “Radio B92”.

Ai tha se ende nuk ka marrëveshje për përcaktimin e kufirit midis Serbisë dhe Kosovës.

9af583aa64249aa9471ddc9714e1b751_big

“Mendoj se ne duhet ta ndalojmë përhapjen e idesë së Shqipërisë së Madhe, kjo është ideja më e rrezikshme politike në Ballkan, Shqipëria e Madhe do të thotë luftë. Mali i Zi, Maqedonia, ndoshta Greqia, por sigurisht Serbia do të përfshihet në të. Doni ta ndaloni këtë apo jo? Duhet të marrë një vendim”, tha Vulin.

Sipas tij, vendet e mëdha janë kundër idesë së shkëmbimit të kufijve midis Serbisë dhe Kosovës.

Negociatat ndërmjet dy vendeve janë çelësi për anëtarësimin e tyre në BE në të ardhmen.

Panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura