Çfarë po ndodh në vend? Prokurori i Përgjithshëm flet pas serisë së vrasjeve në Shqipëri. Ja mesazhi i tij për hetimin e krimeve zgjedhore

May 12, 2021 | 15:35
SHPËRNDAJE

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela në një deklaratë për mediat kërkoi që hetimet për krimet zgjedhore të jenë të plota dhe transparente.

olsian cela kryeprokurori

I pyetur se çfarë po ndodh me krimin në vend pas disa vrasjeve, Çela tha se kjo “është një pyetje që kërkon një kohë të gjatë për përgjigje”.

“Në lidhje me hetimin e krimeve zgjedhore është kërkuar nga Prokuroritë të ketë përgjigje të shpejta në drejtim të këtyre proceseve. E rëndësishme është që hetimet të shoqërohen në proces transparent, që publiku t jetë i qartë, e të ketë informacion të plotë në atë çka bërë Prokuroria. Duhet të jemi të besueshëm dhe integritetin e prokurorëve dhe prokurorisë. Çështja e zgjedhjeve është çështje që prek shumë prokurori të rretheve gjyqësore e kanë impakt në të gjithë vendin, ndaj rezultati i çdo hetimi, është i rëndësishëm. Rëndësi ka që hetimet të jenë të plota, të kryhen në kohën e duhur e rezultatet t’i përcillen publikut”, tha prokurori i përgjithshëm.

Pyetjes: I qëndroni deklaratave që keni bërë për krimet në Elbasan?, Çela iu përgjigj: “Ishim duke folur për krimet zgjedhore. Megjithatë mendoj që ka nevojë që prokurorët mos humbasin fokusin mbi asnjë çështje të rëndësishme, prokurorët të kryejnë detyrat e të jenë në pararojë të gjithë zhvillimeve, të jenë proaktivë, për çdo formë të kriminalitetit. Prokurorët të ruajnë, të jenë koherente dhe të kenë bashkëpunim me SPAK qoftë për krimin e organizuar, trafiqet. Blerja e votave është kompetencë e SPAK”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura