Çfarë po ndodh në Ukrainë? Dy ditë pas pretendimeve ruse për tentativë të vrasjes së Putinit, raportohet për alarme ajrore në të gjithë vendin

May 5, 2023 | 17:33
SHPËRNDAJE

Ditën e sotme në të gjithë Ukrainën janë dëgjuar alarme për sulme ajrore.

ushtriaukrainase

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, që citojnë zyrtarët e lartë ukrainas, Kievi dhe shumica e rajoneve të Ukrainës kanë shpallur alarme ajrore.

Numri i alarmeve është rritur ndjeshëm ditët e fundit, pasi Rusia pretendoi se Ukraina kishte tentuar të vriste presidentin Vladimir Putin në një sulm me dron herët në mëngjesin e të mërkurës, diçka që Kievi e mohon.

Kujtojmë se vetëm Kievi ka lëshuar gjashtë alarme paralajmëruese për sulme ruse në tre ditët e fundit.

Lufta në Ukrainë po vijon që prej 24 shkurtit të vitit të kaluar, kur Rusia nisi një sulm të plotë dhe të pajustifikuar ndaj fqinjit të saj Perëndimor.

Deri më tëni qindra mijëra persona, civilë dhe ushtarakë kanë humbur jetën si pasojë e konfliktit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura