Çfarë po ndodh në familjen mbretërore? Edhe një tjetër çift drejt divorcit pas 26 vitesh martesë

Feb 19, 2020 | 10:32
SHPËRNDAJE

Nipi i Mbretëreshës Elizabeth II, London, Earl of Snowdon, ka njoftuar se do të ndahet nga bashkëshortja pas 26 vitesh martesë.

David Armstrong-Jones, djali i princeshës së ndjerë Margaret dhe bashkëshortja e tij Serena kanë rënë dakord me marrëveshje për tu ndarë, sipas një zëdhënësi të çiftit.

Ndërsa i kanë kërkuar shtypit të respektojnë privatësinë dhe familjen e tyre.

“Ata ranë dakord miqësisht se martesa e tyre ka përfunduar dhe do divorcohen,”- tha zëdhënësi.

Lajmi vjen disa ditë pasi nipi më i madh i Mbretëreshës, Peter Philips dhe bashkëshortja e tij Autumn njoftuan se po ndaheshin gjithashtu.

David është në vendin e 21 në radhën për fronin britanik dhe është i pari anëtar i familjes mbretërore që nuk është pasardhës i drejtpërdrejtë i Mbretëreshës.

Ai ka themeluar dyqanin e mobilieve luksoze Linley. Mamaja e tij, Princesha Margaret, vdiq në 2002 ndërsa babai i tij Antony Armstrong-Jones, fotografi i famshëm që u bë Earl i parë i Snowdon kur u martua në familjen mbretërore, vdiq në 2017.

Ndërsa çifti u martua së bashku në tetor 1993 dhe kanë dy fëmijë së bashku.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura