Çfarë po ndodh me procesin e vettingut? Kryemadhi letër Lu dhe Vlahutin: Ministria e Drejtësisë…

Sep 27, 2017 | 19:13
SHPËRNDAJE

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u është drejtuar me një Ambasadorëve Lu dhe Vlahutin. Në letrën e saj Kryemadhi u shkruan se procesi i vettingut është i rrezikuar.

kryemadhi monika

“Vettingu shumë i rrezikuar. Qeveria kërkon të kapë vettingun. Maxhoranca po dhunon pavarësinë e vettingut. Qeveria presion përmes shkurtimit të financimit. Me VKM për administrimin synohet kontrolli. Synohet kontrolli përmes Ministrisë së Drejtësisë. Fillim tepër negativ i reformës në drejtësi. Po tronditet besimi i shqiptarëve tek reforma në drejtësi”, citohet në letrën e Kryemadhit drejtuar ambasadorëve.

Kryemadhi thekson në letër se qeveria i bën presion ligjit të vettingut përmes shkurtimit të financimit dhe kërkon ta kontrollojë përmes Ministrisë së Drejtësisë.

LETRA 1 LETRA 2 LETRA 3 LETRA 4

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura