Çfarë po ndodh me hetimet për Ervis Martinajn dhe atentatin në lokalin e Fation Muratit në ‘Don Bosko’? Ish-polici Jeton Lami para prokurorëve…

Mar 31, 2023 | 12:30
SHPËRNDAJE

Ish efektivi Jeton Lami, i arrestuar se akuzohet që ndihmoi dhe transportoi të shumëkërkuarin nga policia, Ervis Martinajn, nuk po rezulton ndihmesë për Prokurorinë e Posaçme, SPAK.

-640-0-1658132863xmartinaj-271

“Panorama TV” ka arritur të mësojë nga burime se Lami ka heshtur duke mos dhënë informacione të vlefshme për hetimet.

Ndërsa lidhur me dosjen hetimore për ngjarjen e rëndë të ndodhur në mars 2023 në një lokal në Don Bosko, me një të vrarë dhe pesë të plagosur, në pronësi të Fation Muratit, burimet për “Panorama TV” kanë sqaruar se prokurorët e SPAK kanë pistat e tyre të hetimit në lidhje me atentatin.

Deri në këto momente, mësohet se nuk dihet nëse ngjarja e rëndë në lokalin në pronësi të Fation Muratit, ka “lidhje” me Ervis Martinajn, i cili është shpallur i zhdukur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura