“Çfarë po ndodh këtu? Neglizhencë kriminale”, Putin me gjuhë të ashpër pas vdekjeve tragjike në Rusi

Mar 27, 2018 | 10:59
SHPËRNDAJE

Zjarri në një qendër tregtare që vrau 64 persona, 41 prej të cilëve ishin fëmijë, u shkaktua për shkak të një “neglizhence kriminale”.

Kështu e ka quajtur ngjarjen e rendë Presidenti Vladimir Putin teksa vizitoi vendin e ngjarjes në Kemerovë dhe vuri një kurorë me lule.

_100580440_c21b4c57-ccd4-4d00-a8af-50edc0ca0fef

Hetuesit thonë se alarmi i zjarrit ishte i fikur dhe daljet u bllokuan kur ra zjarri në ndërtesë të dielën.

Agjencia e lajmeve Interfax njoftoi se rreth 300 persona u grumbulluan jashtë selisë qendrore të qeverisë në Kemerovë duke kërkuar shkarkimin e personave përgjegjës.

Shkaku i zjarrit akoma nuk dihet, por Komiteti Hetimor i Rusisë ka folur për “shkelje serioze”.

“Çfarë po ndodh këtu?”, tha presidenti rus. “Kjo nuk është betejë apo një shpërthim i papritur metani në minierë”.

“Njerëzit, fëmijët erdhën për t’u çlodhur, ne po flasim për demografinë dhe po humbasin kaq shumë njerëz për shkak të asaj që ndodh për shkak të neglizhencës kriminale”.

Videot e publikuara në mediat sociale tregonin se si njerëzit kërcyen nga dritaret për t’i shpëtuar flakëve.

Për ngjarjen ka nisur edhe një hetim penal.

Burimi: BBC

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura