Çfarë nuk u pa nga TV / Reja i nervozuar dhe Bajrami del duke bërtitur. Por të gjithë duan vetëm Brojën në fushë

Oct 13, 2021 | 23:19
SHPËRNDAJE

Shqipëri-Poloni u mbyll në mënyrë të shëmtuar pas një  ndërprerjeje loje që zgjati rreth 15 minuta. Edhe pse tifozët meritojnë notën 10 për mbështetjen që i japin Kombëtares, duke e mbushur dje stadiumin “Air Albania” me 22.500 spektatorë, sërish një pjesë e tyre u bë protagonistë negativë me hedhjet e sendeve në fushë. Fillimisht në minutën e 55-të, pas ekzekutimit të një goditjeje nga këndi për Poloninë, u hodhën shishe në fushë. 

kkkkk

Arbitri francez, Klemon Turpë, paralajmëroi zyrtarin e FSHF-së, Lysien Nurishmi, i cili ka licencë nga UEFA për organizimin e ndeshjeve. Ai kërkoi që t’u bëhej thirrje tifozëve përmes fonisë së stadiumit që ky veprim të mos përsëritej më. Por, kulmi arriti pas golit të Polonisë, kur festa e lojtarëve polakë me gjeste provokuese pas portës ku ishin të vendosur tifozët kuqezinj, bëri që të hidhen një lumë sendesh drejt kokave të polakëve. Këtu arbitri francez i dërgoi menjëherë ekipet në dhomat e zhveshjes, për të rinisur lojën pas 15 minutash.

Pas kësaj që ndodhi, tashmë FSHF rrezikon që të dënohet minimalisht me një gjobë prej 50 mijë eurosh dhe dënimin e fushës me të paktën 2 ndeshje pa spektatorë. Gazeta “Panorama Sport” ju sjell momentet pikante çfarë nuk u pa në TV para, gjatë dhe në përfundim të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Polonisë.

* Para fillimit të ndeshjes jashtë stadiumit ishin grumbulluar shumë tifozë që e djegin duke kërcyer me këngë patriotike dhe konsumuar birra.

* Para nisjes së sfidës, gjatë kohës që ekipi doli në nxehmje, në stadium nga tifozët u dhurua një atmosferë fantastike dhe emocionuese për faktin se kishte kohë që stadiumi “Air Albania” nuk mbushej në këtë kapacitet.

* Në stadium ishin të pranishëm edhe ish-lojtarët të Kombëtares si Altin Lala eMigjen Basha. Gjithashtu i pranishëm ishte dhe drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare. Në tribunë nuk munguan edhe shumë trajnerë dhe lojtarë dhe presidente të klubeve të Kategorisë Superiore, që ishin në stadium për të mbështetur ekipin kombëtar.

* Kur lojtarët e Kombëtares sonë po zhvillonin nxehmjen të gjithë në stadium po brohorisnin vetëm emrin e Brojës. Sulmuesi kthehet dhe i duartroket.

kkkkkkkkkk

* Tifozët miq ishin vendosur në sektorin e tyre të stadiumit. Ata ishin rreth 800 dhe shumë pranë poshtë tyre kishin tifozërinë e Plisave të Prishtinës.

* Përpara rënies së bilbilit nga arbitri u mbajt 1 minutë heshtje për të ndjerët, komentatorin Kosta Grillo dhe fizioterapistin e Kombëtares Ylli Mihali.

* Komentatori i njohur Dritan Shakohoxha i cili ka shpallur kandidaturën për postin e kreut të FSHF-së e ka ndjekur ndeshjen mes tifogrupit “Tifozat Kuqezi”.

* Gjatë gjithë lojës trajneri i polakëve, Paulo Souza, u çmend, pasi me reagimet ndaj gabimeve të lojtarëve të tij, tërhoqi edhe vëmendjen e tribunës mbi stolin e Polonisë.

* Trajneri Edi Reja nuk është ulur në asnjë moment në stol. Italiani ka qëndruar në këmbë gjatë gjithë ndeshjes duke këshilluar të tijtë. Në shumë momente këshillohej nga gjyqtari i katërt sepse kalonte dhe kufizimin e lejuar. Gjatë goditjeve standarde trajneri u bërtiste lojtarëve shtatlartë që të vendoseshin në shtyllën e dytë pasi aty ishte rrezikshmëria e lartë. Një moment trajneri hidhet përpjetë nga inati, për arsye se Elseid Hysaj nuk e kontrolloi dot një pasim të Bares. Ai kontroll i keq vonoi aksionin dhe Reja u tërbua.

asdsdasdaadd

* Në minutën e 38-të, polaku Buksa shtyn Kumbullën pa top e më pas edhe Berishën. Arbitri e këshillon polakun, por nuk i jep karton të verdhë, duke acaruar jo pak kuqezinjtë.

* Gjatë gjithë kohës në stadium brohoritej emri i Armando Brojës. Tifozët kërkonin që sulmuesi nga Malësia e Madhe të futej nga Reja në fushë. Shumë shpejt ai u ngrit në nxehmje bashkë me Lenjanin dhe Dermakun. Reja urdhëroi që në minutën e 25-të lojtarët të fillonin të përgatiteshin për të hyrë në fushë.

* Ndihmësi i trajnerit Edi Reja ndëshkohet me karton të verdhë pasi protestoi ashpër për një goditje me bërryl të mbrojtësit polak ndaj Armando Brojës.

* Reja tërbohet sërish në të 67-ën, kur Lenjani nuk largon dot një top me kokë dhe krijohet rast për polakët.

asdsadasdasd

* Gjatë pritjes për rifillimin e ndeshjes temperaturat e ulëta detyruan trajnerin Reja që të vishte një xhup të trashë. Bajrami dhe Çokaj vazhdonin nxehmjen pasi nuk kishin hyrë akoma në fushë.

* Kur ndeshja rinisi, në një moment portieri Shezni pretendoi te gjyqtari kryesor se u godit me një çakmak, por francezi nuk ishte i këtij mendimi dhe i kërkoi portierit të Juventusit që të gjuante topin.

* Pas përfundimit të sfidës, Nedim Bajrami u largua direkt drejt dhomave të zhveshjes tepër i nervozuar dhe duke bërtitur ndoshta edhe për minutazhin e paktë që mori dje. Mbrojtësi Ivan Balliu nuk ishte i pranishëm as në stol, sepse kishte pësuar një dëmtim në kavilje në stërvitjen e fundit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura