Çfarë nuk u pa në TV/ Tahiri largohet i pari, i pakënaqur me Qeverinë e re?

Aug 28, 2017 | 9:18
SHPËRNDAJE

Në përfundim të fjalës së Ramës dhe pasi Gramoz Ruçi mbylli punimet e Asamblesë, ministrat e rinj qëndruan për disa minuta me anëtarët e këtij forumi në korridoret e Hotel Sheraton.

Rama-Tahiri

Por, siç raporton gazetari i Panorama, Aristir Lumezi, ra në sy fakti Sajmir Tahiri u largua me shpejtësi në përfundim të mbledhjes.

Pas largimit si ministër i Brendshëm, Tahirit iu besua qarku i Tiranës, të cilin e drejtoi në fushatën zgjedhore.

Gjatë dy muajve të fundit, emri i tij u përfol në disa dikastere, por në fund rezultoi se mbeti jashtë qeverisë.

Kjo duket se e ka mërzitur Tahirin, i cili është larguar pa pritur të përshëndetet dhe takohet me ministrat e rinj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura