Çfarë nuk u pa në Parlament, Rama i gëzuar me Xhafën, deputeti i “fut” krahun Tom Doshit-FOTO

Sep 24, 2018 | 13:39
SHPËRNDAJE

Aksioni “Oaz” duket se ka sjellë qetësinë edhe mes deputetëve të maxhoracnës. Arrestimi i të fortëve të Shkodrës është përshëndetur nga Zv.kryeministrja, Senida Mesi, kjo e fundit paralajmëroi se “nuk do të këtë asnjë kompromis, por do të goditen bandat e tjera”.

Edhe në seancën e sotme ku nuk mori pjesë opozita, socialistët janë shfaqur më në humor se në seancën e kaluar.

Rama-Xhafa-parlament-bajri

Më të relaksuara dukeshin dhe marrëdhëniet mes Kryeministrit Edi Rama dhe Fatmri Xhafaj, të cilët janë fotografuar duke biseduar me njëri-tjetrin, duke komunikuar dhe me gjeste.

Mesi-Xhafaj-Parlament-Bajri

Po ashtu në një fotot tjetër, Xhafaj është shfaqur i gëzuar dhe gjatë komunikimit me kolegët ministre. Ndërsa që në këtë seancë ra në sy rikthimi Pandeli Majkos, i cili bojkotoi për të dytën herë votimin e prishjes së Teatrit Kombëtarë.

Majko

Ndërkohë që një tjetër foto që ka shkrepur LSA ishte ajo e deputetit të Shkodrës, Tom Doshit  i rrethuar nga socialistët.

Shameti-Dora-Tom-Doshi1

Por me gjasa është bezdisur nga fakti se deputeti Adnor Shameti e ka shtërguar prej krahu dhe nuk e lëshon.

Shameti-Dora-Tom-Doshi3

Shameti-Dora-Tom-Doshi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura